Telegrafi

Beyonce dhe binjakët, nga materniteti në shtëpinë luksoze: hidhjani një sy shtëpisë së re luksoze të këngëtares së famshme (Foto, Video)

Shtëpia super e mrekullueshme në bregun e oqeanit për verë të këndshme – ja ku është vendosur Beyonce me binjakët pas lindjes…

Mediat shkruajnë që Beyonce dhe bashkëshorti i saj reperi Jay Z me fëmijët aktualisht jetojnë në shtëpinë përrallore në Malibu e cila quhet La Villa Contena.

 

Kjo pronë bashkë me shtëpinë vlen 75 milionë dollarë, gjë që e bën njërën ndër shtëpitë më të shtrenjta në botë.

Mirëpo, këngëtarja e bukur nuk e ka blerë këtë vilë, por e ka marrë me qira për 400.000 dollarë në muaj.

Shtëpia ka dalje prej katër arësh në Pacifik, ndërkaq madhësia e saj është mbi 1.000 metra katrorë.

Hyrjen në pronë e zbukuron dera spektakolare, pastaj kopshti tepër i mrekullueshëm me palma.

Në shtëpi janë rregulluar disa dhoma dite dhe dhoma gjumi, si edhe 13 banja.

Gjithashtu, anëtarët e familjes kënaqen me pishinat e mëdha brenda dhe jashtë shtëpisë, me terrenin e tenisit dhe bodrumin e verës.

Kjo shtëpi ka çdo gjë për kënaqje në verë dhe me siguri Beyonce kënaqet në momentet më të bukura me binjakët të cilët kohë më parë lindën.

Shikojeni videon dhe kënaquni me pamjen e vilës luksoze në të cilën jetojnë Beyonce dhe familja e saj. /Telegrafi/