Telegrafi

Beyonce dëshiron tjetër fëmijë

Superylli i muzikës R&B u bë për herë të parë nënë në vitin e kaluar, ndërsa në një intervistë me Oprah Winfreyn ka thënë se dëshiron ta zmadhojë familjen me burrin e saj Jay Z.

“Padyshim që dua një fëmijë tjetër… Ishte e rëndësishme për mua të bëja atë çfarë doja dhe dua të këndoj dhe të bëj muzikë, prandaj dëshiroja ta lind vajzën time dhe të shoh nëse jam akoma e pasionuar”.

“Ndoshta pas turneut të ardhshëm do të lind një fëmijë tjetër”, ka deklaruar këngëtarja. /Telegrafi/