Telegrafi

Beyonce dëshiron të ribashkoj grupin “Destiny Child”

Beyonce dëshiron të ribashkohej grupin “Destiny Child” pas 15 vjetësh dhe kjo i ka bërë të lumtur të gjithë fansat e grupit dikur më të njohur të femrave, raporton The Sun.

Me këtë rast, Mbretëresha B pati diskutime të fshehta me ish anëtarët, Kelly Rowland dhe Michelle Williams.

Një burim i afërt me këngëtaren zbuloi për “The Sun” se grupi me të vërtetë mund të mblidhet këtë herë, megjithëse disa herë është shkruar për ribashkimin e tyre deri më tani. Vitin tjetër, ata po planifikojnë gjithashtu një turne koncertesh në SHBA dhe Evropë.

“Beyonce dëshiron që vajzat të bashkohen me të në studio dhe nuk ka pasur një kohë më të mirë se viti 2020, e cila gjithashtu do të shënojë 20 vjet qëkurse Michelle u bashkua me Destiny’s Child. Përveç kësaj, ajo pa suksesin që Spice Girls bëri me turneun dhe dëshiron ta bëjë atë përsëri, por shumë më të madh dhe më të mirë”, zbuloi një burim për “The Sun”.

Po ashtu, burimi shtoi se vajzat planifikojnë të regjistrojnë një zhanër krejt të ri të muzikës, por edhe të kujtojnë hitet e vjetra.

Ndryshe, grupi i “Destiny’s Child” është një nga të paktët që u dashurua me audiencën vetëm pasi bëri një pushimi në vitin 2006. /Telegrafi/