Beyonce i dha një çifti që ndoqi koncertin e saj një nga netët më të paharrueshme të jetës së tyre gjatë turneut botëror “Renaissance” në Këln të Gjermanisë.
Ndërsa performonte në RheinEnergieStadion të qytetit, këngëtarja vuri re një shenjë në turmë, e cila po mbahej nga një çift, i cili iu lut ‘Queen B’ të bënte zbulimin e gjinisë së tyre live në skenë.
“Dua ta bëj siç duhet, sepse që në fillim të spektaklit kam parë këtë shenjë që thotë: “Zbuloje gjininë e fëmijës tim”.
Beyoncé does a gender reveal for a couple at her Cologne show. pic.twitter.com/V9Sbe3UCSt
— Pop Base (@PopBase) June 15, 2023
Siç dëshmohet nga klipi prej 30 sekondash, këngëtares i dorëzohet letra nga një prej balerinëve të saj.
Ndërsa turma mbante frymën, ikona e muzikës hapi letrën dhe ndaloi pak me një buzëqeshje në fytyrë para se të thoshte: “Vajzë”.

Turma shprehu kënaqësinë e tyre për zbulimin dhe brohoriti ndërsa Beyonce uroi çiftin: “Urime! Urime”.
Beyonce ka nisur me turneun e saj nëpër vende të ndryshme nëpër botë për më shumë se një muaj.
Turneu është planifikuar të përfundojë me një performancë në Caesars Superdome në New Orleans më 27 shtator. /Telegrafi/