Beyonce jo vetëm që u shfaq në “Grammy Awards 2021”, por ajo edhe theu rekordin e ri.
Ani pse artistja u nominua në nëntë kategori të ndryshme, vendosi që të mos performojë kësaj radhe, shkruan New York Times.
Në fund të mbrëmjes së djeshme (e diel), Beyonce është bërë njëra ndër këngëtareve që ka fituar 28 çmime.
Në më shumë se dy orë transmetimi, shikuesit ishin të befasuar se si ajo u pa vetëm në ulëse.
Minuta më pas, ajo fitoi edhe këngën më të mirë ‘rap’, në bashkëpunimin që kishte me Megan Thee Stallion.
Edhe Megan nuk u largua pa marrë nderime nga “Grammy”, por një falënderim i madh shkoi për bashkëpunëtoren e saj. /Telegrafi/