Të enjten, Beyonce, ka zbuluar veprën artistike për albumin e saj të shtatë në studio të quajtur, “Renaissance”.
Imazhi në fjalë shfaq nënën 40-vjeçare të tre fëmijëve të ulur në majë të një kali holografik qiellor, me objekte të vendosura në vendet e duhura për të fshehur gjërat private.
“Krijimi i këtij albumi më mundësoi një vend për të ëndërruar dhe për të gjetur shpëtim gjatë një kohe të frikshme për botën”, tha ajo.
“Më lejoi të ndihesha e lirë dhe aventuriere në një kohë ku çdo gjë tjetër po lëvizte më pak. Synimi im ishte të krijoja një vend të sigurt, një vend pa gjykim. Një vend për të qenë i lirë nga perfeksionizmi dhe mendimi i tepërt. Një vend për të bërtitur, çliruar, ndjerë, liria. Ishte një udhëtim i bukur eksplorimi. Shpresoj të gjeni lumturi në këtë muzikë. Shpresoj që t’ju frymëzojë. Dhe të ndiheni aq unik, të fortë e seksi sa jeni”, përfundoi ajo.
Një përdorues i Tëitter vuri se kopertina duket të jetë bazuar në një pikturë të Rilindjes të Zonjës Godiva, një fisnike. Një person tjetër e krahasoi veprën artistike me Bianca Jagger.
Fansat e tjerë të mbretëreshës Bee u mahnitën që ajo madje postoi lajmin në Twitter, duke qenë se ikona nuk e ka përditësuar faqen që nga viti 2020.
Nuk dihet shumë më tepër për albumin, përveç asaj që Beyonce sapo zbuloi. /Telegrafi/