Telegrafi

Beyonce i befason fansat me albumin e ri

Beyonce Knowles (Foto: Larry Busacca/Getty Images for Coachella/Guliver)

Filmi dokumentar i Netflix për Beyonce Knowles, “Homecoming”, ka ardhur së bashku me një befasi – një album të ri të këngëtares.

Ylli i muzikës pop njoftoi për materialet e reja vetëm disa orë para dhënies premierë të dokumentarit të saj.

Edhe filmi edhe albumi përfshinë pamje nga performanca e saj në skenën e Festivalit Coachella të viti 2018.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Beyonce

Aty përfshihen interpretime të drejtpërdrejta të hiteve, si “Crazy In Love” e “Drunk In Love”, die dhe ribashkimi i saj me grupin “Destiny’s Child”.

Fansat, po ashtu, mund ta dëgjojnë edhe versionin e Beyonce të këngës së “Maze” nga viti 1981, “Before I Let Go”. /Telegrafi/