Kohëve të fundit shumë shpekulohet edhe me emrin e mandatarit, kurse në intervistën për emisionin Faktor24 në 24Vesti, akademiku Bexheti tha se ai do ta pranonte për të vënë së bashku një qeveri e cila do të kishte objektiva dhe parime të qarta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Do ta pranoja vetëm nëse bëhet fjalë për qeveri e cila do të ketë reforma të kufizuara mandati, me një agjendë të caktuar dhe të fokusuar”, tha Bexheti. /Telegrafi/