Site icon Telegrafi

Bexheti: Në vend që t’iu ngrihen monumente, Kosova po i përçan akterët e Aleancës për Shqiptarët

Profesori, Nuri Bexheti, ka thënë se partia shqiptare në Maqedoni në Veriut, Aleanca për Shqiptarët, është “parti e martirizuar”.

Sipas Bexhetit, në vend që t’ju ngritë monumente akterëve kyç të kësaj partie, Kosova po i përçan – ndonëse sipas tij, Aleanca për Shqiptarët, ka bërë shumë për Kosovën.

“Partia që drejton (Ziadin) Sela drejton, është partia e martirizuar. Pse po e them, pari është partia me emër shqiptar, e themeluar dhjetë vite para partisë së Ali Ahmetit. Që ka paguar një imim të madh. Një rol historik në luftën e Kosovës, kur kanë qenë në qeverisje atëherë, kanë bërë një punë kolosale për Kosovë.

Dhe Kosova duhet t’i ngritë monument këtyre dhe jo t’i përçajë. Përçarja po na vjen nga Kosova kësaj radhe. Është një dëm i madh që ky subjektet, që është i dytë për shqiptarët…”, ka thënë Bexheti në “Debat Plus”.

Exit mobile version