Bashkimi Evropian dërgoi porosi se mund t’i suspendojë përkohësisht aspiratat evropiane të Maqedonisë, e me këtë edhe paratë evropiane të dedikuara për vendin. Kështu, akademiku Abdylmenaf Bexheti interpreton deklaratën e komisionarit evropian për zgjerim Johannes Hahn – se bashkësia ndërkombëtare nuk do të njeh qeverinë e ardhshme, nëse zgjedhjet nuk janë korrekte.
Sipas Bexhetit, efektet nuk do të ndjehen vetë në planin politik. Largimi eventual, sipas tij, do të paraqesë ndërprerje të parave nga programet evropiane.
Përveç asaj që u kërcënua me mosnjohjen e Qeverisë së radhës, Johannes Hahn edhe një herë u bëri thirrje partive politike që të kthehen në tavolinën e bisedimeve. Pranoi se janë tejkaluar një pjesë e afateve nga Marrëveshja e Përzhinës, por njëherësh u shpreh se ky është udhërrëfyesi për të ruajtur ardhmërinë euroatlantike./Telegrafi/