Site icon Telegrafi

Bexheti: Çelësin për zgjidhjen e krizës e ka BDI-ja

Akademiku Abdylmenaf Bexheti në një deklaratë për potalin MKD vlerëson se BDI-ja e ka çelësin për zgjidhjen e krizës, por sipas tij, kjo parti nuk është e sinqertë deri në fund në këtë qëllim. Bexheti thotë se BDI-ja këtë e bën me qëllim dhe në favor të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Çelësin për zgjidhjen e krizës institucionale në Maqedoni e ka BDI-ja, por nuk besoj se ata dëshirojnë zgjidhje deri në fund. Zgjidhjen e shoh vetëm tek presioni nga bashkësia ndërkombëtare ndaj BDI-së, për të ardhur deri tek zhbllokimi i sistemit. BDI-ja nuk është e përjashtuar nga ajo që ishin të përfshirë, këtu kam për qëllim një pjesë të strukturës së partisë. Ata persona nga partia janë të varur shumë keq dhe ky është problemi”, deklaroi Bexheti.

Edhe Bexheti u shpreh i mendimit se është e nevojshme që BDI-ja të tërheq njerëzit e saj nga institucionet, por jo vetëm ministrat nga qeveria, por edhe drejtorët nga institucionet, në të kundërtën ai tha se kriza politike do të zgjasë akoma./Telegrafi/

Exit mobile version