Profesori Vebi Bexheti, në profilin e tij në Facebook, pas debatit të mbrëmshëm të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në TV 21, ka kritikuar Ahmetin për çështjen e formimit të Qeverisë dhe Platformës së përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.
‘Tema boshte e kësaj bisede ishte çështja formimit të Qeverisë dhe Platforma e përbashkët e partive shqiptare. Të gjithë ato që e ndoqën emisionin, madje besoj se edhe militantët e BDI-së, u bindën se Ali Ahmeti nuk ka të drejtë morale që edhe mëtutje të vazhdojë ta konsiderojë veten lider të shqiptarëve të Maqedonisë’, shkruan ndër të tjera profesori, tashmë në pension.
Bexheti poashtu shton se nëse BDI formon Qeveri me Gruevskin, vendi do të futet në krizë edhe më të thellë, madje mund të nxisë edhe konflikt mes dy komuniteteve më të mëdha, shqiptarëve dhe maqedonasve. /Telegrafi/