Site icon Telegrafi

Betty White festoi ditëlindjen e 99-të

Betty White është bërë 99 vjeçe ditën e djeshme (e diel) dhe ikona e “Golden Girs” zbuloi se po feston ditëlindjen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në një email për Associated Press, White shkroi: “Meqenëse po bëj 99 vjeç, mund të qëndroj zgjuar sa të dua pa kërkuar leje”.

Ajo gjithashtu ka folur haptazi për Entertainment Tonight në lidhje me planet e saj të 99-vjetorit. Aktorja amerikane zbuloi, “Ju ndoshta nuk keni pyetur, por unë do t’ju tregoj gjithsesi… Çfarë po bëj për ditëlindjen time? Ecja një milje çdo mëngjes është kufizuar nga COVID-19, kështu që unë jam duke punuar për të marrë ‘The Pet Set’ sërish, më pas t’i ushqejë dy rosat që vijnë të më vizitojnë çdo ditë”.

Betty White (Foto: Getty Images)

Në një intervistë të fundit me revistën People, Betty shpjegoi se si ajo ka qëndruar pozitive gjatë gjithë pandemisë COVID-19.

“Nuk më pëlqen ana tjetër”, tha ajo. “Ana pozitive është më argëtuese”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Betty White

Ajo vazhdoi, “Unë jam e bekuar me shëndet të mirë … kështu që të mbushësh 99 vjeç nuk është ndryshe nga të mbushësh 98”.

Betty White (Foto: E!Online)

Sa i përket asaj që e mban aktoren në këmbë, White zbuloi, “Një sens humori, mos e merrni veten shumë seriozisht. Ju mund të gënjeni të tjerët – jo se do ta bëja unë – por nuk mund ta gënjeni veten”. /Telegrafi/

Exit mobile version