Site icon Telegrafi

Betohen Shpend Ahmeti dhe asamblistët e Prishtinës (Foto)

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u betua sot para asamblistëve komunal si dhe para qytetarëve të kryeqytetit.

Mbledhja inauguruese filloi me intonimin e himnit kombëtar dhe në tavolinat e asamblistëve të Vetëvendosjes ishin vendosur flamuj kombëtar.

Në këtë ceremoni janë betuar edhe 51 asamblistët e Prishtinës.

“Unë, Shpend Ahmeti, betohem që do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si Kryetar i Komunës së Prishtinës, me nder e besnikëri, në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe pajtim me ligjin, në mënyrë që të siguroj kushte për një jetë të qetë për të gjithë. Betohem!”.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me këtë rast tha se duhet të ketë një frymë të bashkëpunimit ndërmjet pozitës e opozitës.

Ai tha se komunën e Prishtinës e presin punë të mëdha.

Exit mobile version