Site icon Telegrafi

Betohet një tjetër deputete në Kuvendin e Shqipërisë

Kandidatja nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shkodër, Ambra Borova, është betuar sot si deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Borova u betua sot pasi mungoi në seancën e betimit të javës së kaluar.Ajo plotësoi kështu vakancën e krijuar pas dorëzimit të mandatit nga ish-deputetë të kësaj partie.

Ajo plotësoi kështu vakancën e krijuar pas dorëzimit të mandatit nga ish-deputetë të kësaj partie.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi lexoi formulën e betimit dhe deputetja u betua në Kuvend./KP/ Telegrafi/

Exit mobile version