Ardhja e zotit Basha në krye të bashkisë kaloi në një process të gjatë gjyqësor dhe një sërë vendimesh të Kolegjit Zgjedhor, të kontestuara nga opozita, e cila e konsideron fitoren e tij “të vjedhur në tavolinë” pasi në fund të procesit të numërimit, kandidati i opozitës Edi Rama, kryesonte me 10 vota.
Procesi i numërimit të votave të kontestuara dhe të hedhura në kutitë e gabuara, process i mbështetur edhe nga Kolegji Zgjedhor me vendimet e tij, nxori zotin Basha fitues me më pak se 100 vota më shumë se zoti Rama.
Kryetari i ri I bashkisë, Lulzim Basha, ka lindur në Tiranë në vitin 1974 dhe është jurist me profesion, i angzhuar politikisht vitet e fundit në Shqipëri. Në periudhën 2007-2009 ishte ministër i jashtëm dhe më pas ministër i brendshëm.
Zoti Basha dha dorëheqjen si ministër i brendshëm për t’u angazhuar në garën për Tiranën përballë kryetarit të opozitës dhe kandidat i saj për këtë bashki, Edi Rama. /Telegrafi/