Site icon Telegrafi

Betohet komandanti i ri i forcave të NATO-s për Evropë

Gjenerali amerikan, Tod D.Wolters, është betuar si Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë.

Në një ceremoni të mbajtur në Mons të Belgjikës, Sekretari i Përgjithshëm NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se komanda evropiane është “një nga pozicionet më sfiduese dhe më të rëndësishme ushtarake në botë”.

Gjenerali Wolters do të jetë gjithashtu komandant i forcave amerikane për Evropë. Ai e pason në këtë pozitë gjeneralin tjetër amerikan, Curtis Scaparrotti.

Gjenerali Wolters e merr këtë pozitë në kohën kur Aleanca Veriatlantike është duke u përgatitur për prishjen e mundshme të Traktatit të Forcave Bërthamore mes SHBA-së dhe Rusisë, një pakt i çarmatimit që e ka mbrojtur Evropën për tre dekadat e fundit.

Wolters kishte shërbyer si komandant i forcave ajrore amerikane në Evropë në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, përcjell rel.

Ai është një pilot i aeroplanëve luftarak me karrierë ushtarake gati 32-vjeçare.

Exit mobile version