Presidenti i ri i zgjedhur amerikan Joe Biden, është betuar si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.
Në prani të ftuarve Biden ngriti dorën e djathtë duke u betuar se do t’i shërbej vendit dhe të mbroj interesat nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm, transmeton Telegrafi.
Biden njëherit është presidenti më i moshuar amerikan që është betuar në Capitol, si dhe ky është inaugurimi i 59-të në historinë amerikane.
Biden është shoqëruar tërë kohën nga bashkëshortja Jilly Biden, e cila është profesoreshë dhe që ka bërë të ditur se do të vazhdojë detyrën ta ushtroj pavarësisht se tani është Zonja e Parë.
Në ceremoninë e betimit kanë marrë pjesë edhe ish-presidentët tjerë amerikanë si George Bush, Bill Clinton dhe Barack Obama. /Telegrafi/