Site icon Telegrafi

Betohet Haki Rugova

Kryetari i porsazgjedhur, Haki Rugova dhe 27 asamblistët e rinj sot solemnisht kanë dhënë betimin.

Pas dhënies së betimit, kryetari i komunës Haki Rugova ka thënë se do të angazhohet që të realizojë të gjitha premtimet që iu ka dhënë qytetarëve.

Ai tha se do të punojnë bashkë me qytetarët që Istogu të jetë model i qeverisjes së mirë.

Në këtë mbledhje solemne, përveç anëtarëve  të zgjedhur të kuvendit të pranishëm ishin qytetarë, përfaqësues nga MAPL, OSBE, KFOR, media. /Telegrafi/

Exit mobile version