Real Betisi e ka ndalur Real Madridin në Santiago Bernabeu në javën e 12-të në La Liga.
Los Blancos ishin dukshëm më të mirë se mysafirët në të dyja pjesët, por në fund ndeshja përfundoi pa gola.
Pjesa e parë për madrilenët filloi mjaftë mirë, me Eden Hazardin dhe Karim Benzeman që kishin shanse të qind për qindta për gol.
45 minutëshi i dytë ishte më stresues për Zinedine Zidanen që filloi të bënte disa ndryshime në formacion, por pa ndodnjë gjë pozitive.
Vinicius Junior e zëvendësoi Rodrygon në minutën e 65-të, derisa i dha lojës një ritëm më të shpejtë, mirëpo nuk i shfrytëzoi rastet.
Madrilenët kishin shansin që ta rimerrnin kreun e tabelës, pasi Barcelona humbi 3-1 ndaj Levantes, por tani qëndrojnë më pikët të njëjta.
Real Madridi është në vendin e dytë me 22 pikë, aq sa kanë edhe Blaugaranasit në të parin, ndërsa në javën e 13-të do të takohen me Eibarin. /Telegrafi/