Real Betis ka shënuar golin e parë në ‘Santiago Bernabeu’ ndaj Real Madridit.
Është Antonio Sanabria, i cili ka shënuar golin e epërsisë për Betistin.
Goli i Sanabrias erdhi në minutën e 25 pas asistimit perfekt të mbrojtësit me prejardhje shqiptare, Riza Durmishit.
Megjithatë, vlen të theksohet se edhe reagimi i portierit të Realit, Keylor Navas, ishte shumë i dobët. /Telegrafi/