Telegrafi

Betim Fazliji konsideron se gjyqtari gaboi në rastin e përjashtimit të Alitit

Edhe Betim Fazliji e ka cilësuar aksidentale humbjen e Kosovës ndaj Greqisë, teksa nuk i kursen kritikat edhe për ndarjen e drejtësisë, duke e quajtur të padrejtë vendimin për të ndëshkuar me karton të kuq mbrojtësin Fidan Aliti.

“E nisëm me vetëbesim ndeshjen dhe bëmë mirë për 20 minuta, por më pas u ngritëm më shumë se duhet dhe u ndëshkuam. Në pjesën e dytë provuam të rikthehemi, por nuk kishim fat.

“Kartoni i kuq i Alitit nuk ishte, por gjyqtari vendosi dhe na komplikoi tërësisht ndeshjen”.

“Kam vuajtur pak me rolin në mesfushë, por kam punuar shumë edhe në stërvitje dhe po përshtatem, Mundohem të ruaj qetësinë dhe të fitoj sa më shumë dyluftime, ndaj mendoj se po ndihem mirë edhe në këtë pozicion”.

Lexo po ashtu Kosova pëson humbje minimale nga Greqia në "Fadil Vokrri"

“Besoj që po na mungon pak komunikimi me njëri-tjetrin në lojë. Duhet ta harrojmë shpejt këtë ndeshje dhe të kthejmë faqe në sfidën e radhës”, citon SuperSport fjalët e Fazlijit.