Telegrafi

Beteja për komunat e kryeqytetit të Maqedonisë, dalin statistikat e para

Televizioni Telma ka publikuar anketën për komunat e Shkupit, pjesë e Bashkisë së Shkupit, shkruan Telegrafi Maqedoni. Statistikat janë nga anketa e parë e këtij televizioni për zgjedhjet lokale që mbahen më 15 tetor.

Sipas kësaj ankete, kandidati i LSDM-së në Komunën Qendër Sasha Bogdanoviq është në epërsi ndaj kandidatit të OBRM-PDUKM-së, Dejan Jovanovski.

Në Komunën Karposh, është duke udhëhequr kandidati i LSDM-së, Stefan Bogoev duhet të dal para Stevçe Jakimovskit nga OQM, koalicion me OBRM-PDUKM-në.

Në Komunën Gjorçe Petrov, Aleksandar Naumovski nga LSDM-ja është në epërsi ndaj Vllado Misajllovski nga OBRM-PDUKM-ja.

Në Komunën Aerodrom, Zllatko Marin është në epërsi të ngushtë ndaj kandidatit të OBRM-PDUKM-së, Ivica Konevski.

Në Komunën Kisella Voda udhëheq Johan Tarçullovski nga OBRM-PDUKM-ja ndaj Filip Temellkovskit nga LSDM-ja. /Telegrafi/