ShBA-ja ka akuzuar militantët e Shtetit Islamik se janë duke përdor civilë si mburojë nga forcat irakiane.
Besohet se rreth 700 mijë njerëz kanë mbetur në qytet ku 5 mijë prej tyre janë luftëtarë të ISIS-it të cilët po përballen me ditën e tretë të operacionit për të rimarrë Mosulin, shkruan BBC.
U raportua se qyteti i afërt Qaraqosh është liruar nga militantët, por një gjë e tillë u mohua nga një komandant i qeverisë, transmeton KosovaPress.
Por koalicioni i mbështetur nga ShBA-të thonë se kanë larguar ISIS-in nga dhjetë fshatra.
Trupat qeveritare janë duke lëvizur nga jugu, ndërsa aleatët e tyre kurdë po afrohen nga lindja në një betejë e cila filloi të hënën.