Telegrafi

Beteja ndërmjet peshkatarëve dhe krokodilit për të kapur një peshk të gjatë – kulmi është kur burri shkon për të marrë kapelën

Një betejë mes peshkatarëve dhe një krokodili katër metra të gjatë është kapur në një video të jashtëzakonshme.

Beteja midis tyre dhe bishës se kush do të kap peshkun e gjatë duket si një ngjarje filmi.

Por jo, ajo është një ngjarje e vërtetë dhe thuhet se ka ndodhur në Territorin Verior në Australi, përcjell Telegrafi.

Dhe pjesa më e çmendur nga të gjitha është kur njëri nga peshkatarët shkon drejt krokodilit për të marrë kapelën, që thuhet se ishte e djalit të tij.

Kështu ai vlerësohet se rrezikoi shumë, sidomos kur kemi parasysh se përballë kishte një përbindësh të vendosur. /Telegrafi/