Një betejë mes peshkatarëve dhe një krokodili katër metra të gjatë është kapur në një video të jashtëzakonshme.
Beteja midis tyre dhe bishës se kush do të kap peshkun e gjatë duket si një ngjarje filmi.
Por jo, ajo është një ngjarje e vërtetë dhe thuhet se ka ndodhur në Territorin Verior në Australi, përcjell Telegrafi.
Dhe pjesa më e çmendur nga të gjitha është kur njëri nga peshkatarët shkon drejt krokodilit për të marrë kapelën, që thuhet se ishte e djalit të tij.
Kështu ai vlerësohet se rrezikoi shumë, sidomos kur kemi parasysh se përballë kishte një përbindësh të vendosur. /Telegrafi/