Telegrafi

Beteja mes miut dhe gjarprit, nuk pati përfundimin e pritshëm (Video)

Në Kili është filmuar momenti, kur miu i është kundërvënë një gjarpri, i cili ia kishte rrëmbyer të voglin.

Ngjarja që ka ndodhur në skaj të rrugës, e tregon nënën që i del në mbrojtje fëmijës, megjithëse me një kundërshtarë shumë më të madh dhe të rrezikshëm, përcjell Telegrafi.

“Instinkti dhe dashuria e nënës, bën që ajo të jetë e fortë dhe ta shpëtojë të voglin”, ka shkruar Rojas Montecinos Envy, për rastin që e ka xhiruar teksa po kthehej nga puna.

Në video shihet beteja mes brejtësit dhe zvarranikut, ku fitimtarë del të jetë miu. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=L47FWfhYM5Y