Site icon Telegrafi

“Beteja” mes miut dhe dhelprës rrugëve të Londrës

Një përleshje mes dy “banorëve” të Londrës është shpërndarë në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për miun dhe dhelprën që u panë rrugëve të kryeqytetit britanik duke u përleshur, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar në llogarinë UB1UB2 në rrjetin social X, shihet dhelpra kurioze duke iu vënë pas miut i cili në një moment kërcen për ta sulmuar rivalin.

Por ky veprim i miut vetëm sa e shokoi dhelprën, e cila u zmbraps dhe u habit nuk priti që miu i vogël do t’i kundërvihet.

Pamjet e shpërndara janë bërë virale, dhe miliona njerëz e kanë shikuar dhe ka marrë mijëra pëlqime. /Telegrafi/

Exit mobile version