Një lajm vjen nga Kanadaja që ka habitur pothuajse të gjithë e në veçanti gjuetarët – bëhet fjalë për betejën mes cjapit të egër dhe një ariu që u përleshën në parkun kombëtar në British Columbia – ku fitimtar doli cjapi.
Zyrtarët e parkut e kanë përshkruar këtë betejë si diçka të rrallë, e disa orë më vonë punonjësit e parkut e kanë gjetur ariun e ngordhur, transmeton Telegrafi.
Në natën e 4 shtatorit, u gjet ariu i ngordhur të cilit cjapi ia kishte ngulur brinjët në bark – e pavarësisht që peshonte mbi 70 kilogramë, humbi betejën nga cjapi.
“Cjapi i egër ka brinjë të mëdhenj dhe janë shumë të mprehtë”, ka shpjeguar David Laskin për mediat lokale.
“Kur arinjtë sulmojnë fokusohen në kokë, kraharor dhe qafë, e reagimi i cjapit ishte duke u mbrojtur me brinjët që iu ngulën në bark dhe qafë”, ka shtuar Laskin. /Telegrafi/