Site icon Telegrafi

Beteja me jastëkë para portës së Brandenburgut në Berlin

Ngjarja e pazakontë, beteja me jastëkë, është organizuar nëpërmjet Facebookut, ndërsa qëllimi ka qenë thyerja e rekordit dhe regjistrimi në librin e rekordeve Guinness, njoftoi CNN.

Mendohet se në luftën me jastëkë morën pjesë 2.000 persona, megjithatë ende nuk janë publikuar informata shtesë. Përndryshe, rekordi i deritashëm është 3.707 pjesëmarrës në betejën me jastëkë, i cili është vendosur në Somerset të Anglisë në vitin 2008.

“Disa motoristë u zemëruan kur panë pendlat që fluturonin gjithandej. Por kur ta shihni tërë atë pamje e vetmja gjë që mund të bëni është vetëm të qeshni”, tha polici Matthias Brandau.

Me luftën me jastëkë qytetarët e Berlinit festuan ardhjen e pranverës dhe u argëtuan. Pas një ore kohë ritmi i “luftës” filloi të bie, ndërsa pjesëmarrësit filluan të shpërndaheshin, duke lënë pas vetes rrugët e mbuluara me pendla të bardha. /Telegrafi/

Exit mobile version