Site icon Telegrafi

Beteja me kancerin, rrëfimi prekës i senatorit amerikan John McCain (Video)

Kanceri i trurit të senatorit John McCain është “shumë, shumë serioz”, tha republikani i Arizonës në një intervistë natën e së dielës, duke shtuar se mjekët i thanë atij se “kjo është një prognozë shumë e keqe”.

“Kështu që thash. ‘E kuptoj, tani do të bëjmë atë që mundemi, të marrim mjekët më të mirë që mund të gjejmë dhe të bëjmë më të mirën dhe në të njëjtën kohë të festojmë me mirënjohje një jetë të jetuar mbarë’”, ka thënë McCain gjatë një interviste për CBS, përcjell Telegrafi.

Ai kujtoi gjithashtu se si ai u kthye në Uashington, kundër kërkesave të mjekëve të tij, sepse ishte vetëm 11 ditë pas operacionit të trurit, për të votuar për “kujdesin shëndetësor”.

“Isha shumë i zënë ngushtë”, tha McCain, duke kujtuar kështu ovacionin që ai mori.

“Dhe pastaj, natyrisht, ju e dini, të gjithë ata erdhën dhe më dhanë një përqafim. Ishte thellësisht prekëse, kurrë nuk kisha parë ndonjë gjë të tillë”. /Telegrafi/

Exit mobile version