Një kartel droge luftoi me orë të tëra kundër policëve meksikanë, duke lënë të vdekur 14 presona dhe një qytet meksikan dukej si një zonë lufte pas luftimeve të mëdha, transmeton Telegrafi.
Katër nga ata që vdiqën ishin policë pasi një karvan kamioni që mbante anëtarë të dyshuar të kartelit u fut në qytetin Coahuila, thanë zyrtarët.
Fotografitë e një ndërtese që quhet ‘Villa Union’, tregon më së miri se në çfarë gjendje është shndërruar ky qytet.
Ishte e paqartë se çfarë mund ta ketë nxitur grupin e armatosur të sulmojë policinë.
Forcat e sigurisë do të qëndrojnë në këtë qytet për disa ditë për të rikthyer një ndjenjë qetësie, tha guvernatori. /Telegrafi/