Telegrafi

Beteja e përgjakshme për Stalingradin i kishte ndarë, ribashkohen motrat ruse pas 78 viteve – ky moment emocionues u transmetua në televizion

Dy motra që ishin ndarë gjatë kaosit të luftës dhe betejës së përgjakshme për Stalingradin, janë ribashkuar pas 78 viteve.

Rosalina Kharitonova, tani 94-vjeçe, po punonte në fabrikën e tankeve që u bombardua nga nazistët në vitin 1942, transmeton Telegrafi.

E familjarët e saj përfshirë motrën e vogël Yulia, tani 92-vjeçe, menduan se ajo kishte vdekur në mesin e dy milionë viktimave.

Në fakt, Rosalina në ato momente nuk gjendej brenda fabrikës që u godit nga bombat e aeroplanëve të ushtrisë gjermane. Ajo kishte shkuar në një strehimore duke kaluar matën lumin Volga, që gjithashtu ishte bombarduar nga aeroplanët e Adolf Hitelit.

“Ata ishin futur në një strehimore, por nëna më tha se pak sekonda para se të fillonte bombardimi kishte kaluar matanë Volgas. Ajo për pak sa nuk u mbyt në ujë, por një burrë që ishte ushtarak e kishte shpëtuar”, ka deklaruar i biri i saj Yury Ponomarev.

Ajo së bashku me të mbijetuarit e tjerë kishin ecur plotë 240 milje deri në Saratov, ku ishte urdhëruar të shkojë në Chelyabinsk në Urale për të punuar në një fabrikë tjetër të tankeve.

Megjithatë pas një kohe familjarët e saj ishin evakuuar nga ai vend dhe ajo nuk kishte pasur mundësi t’i gjejë më gjatë luftës – e pas përfundimit të saj ajo për asnjë moment nuk hoqi dorë – dhe vazhdimisht i kërkonte.

“Atyre u kishin thënë se ka vdekur, dhe ne e besuam sepse kurrë më nuk e kërkuam”, tha Yulia derisa motrat nuk mund të ndalnin lotët e gëzimit dhe përqafoheshin në ribashkimin e tyre të shumëpritur që u transmetuar në televizionin rus NTV. /Telegrafi/