Site icon Telegrafi

Beteja e ashpër mes kartelave rivale të drogës në Meksikë i ka lënë 19 të vdekur

Në shtetin kufitar Chihuahua, është zhvilluar një betejë e ashpër mes kartelave rivale të drogës, Sinaloa dhe Juarez që janë në luftë për një kohë të gjatë.

Shkëmbimi masiv i zjarrit mes të dy grupeve, i ka lënë 19 vetë të vdekur në këtë në këtë shtet kufitar që ndodhet në veri të Meksikës, transmeton Telegrafi.

Zyra e prokurorit të shtetit ka bërë të ditur se 18 kufoma, dy granata, automjete dhe armë u gjetën në hapësirën ku ndodhi përplasja, në afërsi të qytetit Madera.

Derisa dy burra të tjerë u gjetën të armatosur dhe të plagosur në baltë, ku edhe ndodhi konfrontimi. Njëri vdiq në spital, derisa tjetri u dërgua në mbajtje.

Zona është bllokuar për qarkullim, ndërsa mësohet se të gjitha viktimat ishin pjesë e karteleve të përfshirë në këtë betejë. /Telegrafi/

Exit mobile version