Telegrafi

Beteja e ashpër mes jaguarit dhe krokodilit, “macja e madhe” nuk i jep mundësi të mbrohet reptilit

Beteja e ashpër mes një jaguari dhe një lloji të krokodilit, është filmuar me kamerë amatore.

Ngjarja e pazakontë u filmuar në Pantanal të Brazilit, ku shihet jaguari duke iu vërsulur krokodilit nën ujë, transmeton Telegrafi.

Është interesant sesi krokodili jo edhe aq i madh nuk përbën ndonjë problem për jaguarin, i cili i ngul dhëmbët e mprehtë në trupin e tij dhe sigurohet që ta tërheq nga uji.

Videoja është realizuar nga biologu Abigail Martin nga New Yorku, kurse nofullat e fuqishme të jaguarit nuk i dhanë gjasa krokodilit që të tentojë të çlirohet. /Telegrafi/