Mekanizmi i saktë i veprimit nuk është i njohur, mirëpo supozohet se për efektin mbrojtës të tyre është përgjegjëse vetia antioksidante e beta-karoteneve.
Autorët e këtij studimi njoftojnë se është e nevojshme të merren së paku dhjetë javë këto preparate, me qëllim që të plotësohet efekti mbrojtës. Megjithatë efekti i tyre në asnjë mënyrë nuk mund t’i zëvendësojë kremrat e rrezitjes.