Telegrafi

Beta e Windows 8 gjatë shkurtit?

Sipas pritjeve të mëhershme, por jo edhe sipas konfirmimit të Microsoftit, beta pritej të paraqitet në fillim të janarit, diku në kohën e mbajtjes së panairit CES. Siç qëndrojnë gjërat, me betan në muajin shkurt, pak ka gjasa që versioni RTM i Tetëshes të paraqitet në muajin prill siç vlerësonin analistët. Sipas vlerësimeve optimiste, versioni RTM i Windows 8 mund të ndodh të paraqitet gjatë qershorit.

Paraqitja e versionit final të Windows 8 pritet gjatë çerekut të dytë të vitit 2012. /Telegrafi/