Site icon Telegrafi

Besuan se po flisnin privatisht, por “u kapën” duke bërë komente nënçmuese për prindërit – jep dorëheqje bordi i një shkolle në SHBA

Drejtori dhe tre anëtarët e një bordi shkollor në Kaliforninë Veriore kanë dhënë dorëheqje pasi u dëgjuan të bënin komente nënçmuese për prindërit në shkollën e një qarku gjatë një takimi virtual të bordit të mërkurën e kaluar.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Anëtarët e Bordit të Administrimit të Shkollës Fillore të Oakley Union (OUESD) me sa duket besuan se po flisnin privatisht në momentet e para fillimit të mbledhjes, kur në fakt, anëtarët e komunitetit ishin kyçur në takim.

Në një regjistrim të takimit i publikuar në mënyrë anonime në YouTube, mbikëqyrësi dhe anëtarët e bordit dëgjohen duke diskutuar agjendën para takimit përpara se anëtarja e bordit të athershëm Kim Beede të thotë, “A jemi vetëm?”.

Presidentja e bordit, Lisa Brizendine, u përplas duke thënë se “prindërit harrojnë se ka njerëz të vërtetë në anën tjetër të atyre letrave që ata po i shkruajnë”.

Ajo shtoi më pas, “është për të ardhur keq që ata duan të na ‘sulmojnë’ pasi që na pandehin me dado, ata i dëshirojnë prap dadot për përkujdesjen e fëmijëve”.

Gjatë konferencës në video, anëtari i bordit Richie Masadas sugjeroi që disa prindër donin që fëmijët e tyre të ktheheshin në shkollë, në mënyrë që ata të pinin marijuana në shtëpitë e tyre. /Telegrafi/

 

Exit mobile version