Site icon Telegrafi

I besuan navigacionit, përfunduan me jahtin 17 metërsh në dunën e rërës në plazhin e ishullit spanjoll

Ky është momenti bizar kur një grup turistësh mbetën të habitur, kur jahti i tyre së bashku me ekuipazhin u përplas në dunën e rërës të një plazhi të ishullit spanjoll, kjo pasi navigacioni i tradhtoi.

Pamjet që janë bërë virale nga 22 qershor, shfaqin jahtin që ka ngecur në formë vertikale në dunën e rërës në Esplamador në Formentera të Spanjës, transmeton Telegrafi.

Anija 17 metërshe që ka një çmim prej 500 mijë dollarëve, shihet sesi ka përfunduar në maje të kodrës së rërës ku hunda i kishte mbetur në “ajër”.

Sipas PowerYacht, jahti po lëvizte me shpejtësi prej 70 kilometra në orë kur u përplas dhe përfundoi në dunën e rërës.

Nuk raportohet për dëme në anije, kurse mediat spanjolle pretendojnë se asnjë person që ishte në të nuk ka pësuar lëndime. /Telegrafi/

Exit mobile version