Telegrafi

“Best Buy”: Bleni Samsung 3D HDTV, merrni falas Galaxy Tab 10.1

Në të gjitha dyqanet e “Best Buy”, kushto që blen një televizor Samsung 3D HDTV do të marrë falas edhe një tablet Samsun Galaxy 10.1. Bëhet fjalë për modelet e televizorëve 46 dhe 55-inch, të cilët respektivishtë kushtojnë 1500 dhe 2000 $.

Oferta është e jashtëzakonshme, duke patur parasysh që vetëm një tablet Galaxy 10.1 kushton 599$. Kur nuk e mban mend ju kujtojmë se bëhet fjalë për një tablet me sistem operimi Google Android Honeycomb 3.0, me ekran 10.1-inch me prekje, me dy kamera të integruara në të. /Telegrafi/