Sukseseve të vazhdueshme të produkteve të Devolli Corporation i shtohet edhe një njohje nga ICERTIAS, që është njëra nga organizatat më serioze në botë për vlerësimin e produkteve. “Best Buy Award” është një tregues i qartë se produktet dhe shërbimet përputhen me standardet strikte të kualitetit, në ndërkohë edhe janë të arsyeshme sa i përket çmimeve.
Për këtë arsye, përdoruesit kosovar të kafesë nëpërmjet një pyetësori në internet kanë vlerësuar kafenë Princ Caffe si kafenë më të mirë në vend në raportin e cilësisë me çmimin në një sondazh ku u matën opinionet dhe përvojat e më shumë se 1,200 të anketuarish.
Juria e këtij sondazhi janë vetë shfrytëzuesit e shërbimeve, të cilët besohet se janë më të kualifikuarit për të vlerësuar cilësinë dhe çmimet e këtyre produkteve, dhe janë ata të cilët vendosin se cila kompani me të vërtetë e meriton çmimin “Best Buy Award”.
Princ Caffe i bashkëngjitet listës së kompanive lidere ndërkombëtare të cilat janë duke e përdorur këtë medalje në mënyrë aktive, ndërsa kjo medalje do të filloi që të përdoret së shpejti edhe në paketimet e produkteve të Princ Caffe, në mënyrë që konsumatorët të njoftohen se produkti ka raportin më të mirë sa i përket çmimit dhe cilësisë. /Telegrafi/