Site icon Telegrafi

Best Buy Award: IPKO, operatori më i mirë në Kosovë

Përdoruesit kosovar të shërbimeve të telekomunikimit e kanë zgjedhur IPKO-në si ofruesin e tyre të preferuar për telefoni mobile, internet në mobil, televizion kabllor digjital, si dhe internet me brez të gjerë, duke bërë që IPKO të fitojë medaljet e Best Buy Award në të gjitha kategoritë e shërbimeve, për raportin cilësi dhe çmim për vitet 2015 / 2016.

“Best Buy Award e konfirmon se IPKO ka standarde të larta të cilësisë së produkteve dhe shërbimeve të saj, ndërsa i ofron ato me çmimet më të volitshme të mundshme. Ne jemi të nderuar për besimin e konsumatorëve tanë, ndërsa mbesim të motivuar që ta udhëheqim tregun kosovar me produkte inovative dhe shërbime cilësore” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

Këto rezultate janë nxjerrë nga sondazhi i parë i kërkimit i Best Buy Award në Kosovë, i cili u krye nga organizata zvicerane ICERTIAS. – International Certification Association GmbH. Organizata mat përvojat dhe përmbushjen e kërkesave të qytetarëve me raportin midis çmimit dhe cilësisë të produkteve dhe shërbimeve të tregtuara. Kërkimi u krye për Kosovën në muajin prill 2015.

Si pjesë e sondazhit të kërkimit të Best Buy Award, të anketuarit u pyetën se çfarë mendonin se përfaqësonte raportin më të mirë midis çmimit dhe cilësisë, specifikisht vlera më e mirë për paratë e tyre sipas përvojave të tyre personale me produkte ose kategori specifike shërbimi në tregun kosovar.
Kërkimi në Kosovë përfshinte 50 kategori të ndryshme ekonomike në sektorë të tillë si shitjet me pakicë, ushqimi, këpucët, veshjet, kozmetika, pajisjet elektroshtëpiake, telekomunikacionet dhe financa.

Juria e Best Buy Award janë vetë përdoruesit e shërbimeve dhe produkteve që ata i zgjedhin për t’i blerë.

Metodologjia dhe Përzgjedhja e Grupit Model të Analizës

Sondazhi i Kërkimit të Best Buy Award për Kosovën për periudhën 2015/2016 u krye nga International Certification Association GmbH (ICERTIAS), e cila është një organizatë zvicerane që përdor një grup model analize prej 1,200 qytetarësh kosovarë, përdorues Interneti të grup-moshës 15 vjeç e lart. Sondazhi u krye duke përdorur një pyetësor interneti nga muaji prill 2015 në bazë të metodës së Intervistimit/Pyetësorëve me anë të Internetit- Deep Mind Awareness (CAWI-DEEPMA) (metodologji e fokusuar në përmbushjen e kërkesave të konsumatorëve e bazuar në raportin midis çmimit dhe cilësisë të produkteve ose shërbimeve).

Rreth Projektit të Best Buy Award– (http://www.bestbuyaward.org/)

Sot, më shumë se kurrë blerësit janë duke kërkuar një vlerë më të mirë për paratë e tyre. Gjatë marrjes së vendimeve përfundimtare të blerjes, konsumatorët krahasojnë çmimin dhe cilësinë e secilit produkt që mendojnë të blejnë. Raporti midis një çmimi të mirë dhe cilësie të mirë të mundshme (Best Buy) është jashtëzakonisht i rëndësishëm për konsumatorin e zakonshëm.

Best Buy Award është një projekt nga ICERTIAS – International Certification Association GmbH, me seli në Zyrih, Zvicër.

Misioni i kërkimit të Best Buy Award është që të krijohen perceptime për përvojat dhe perceptimet e përdoruesve në lidhje me produkte dhe shërbime që konsumatorët mendojnë se ofrojnë raportin më të mirë të çmimit dhe cilësisë (koncepti i ashtuquajtur best buy).

Qëllimi i projektit dhe çertifikatës së Best Buy Award është thjeshtimi i kërkimit për mallrat dhe shërbimet më të mira me çmimin më të favorshëm. Blerësit në tregjet lokale dhe ndërkombëtare synohen të jenë përfitues të këtij procesi.

Studimi i kërkimit të Best Buy Award është kryer sipas dispozitave të Manualit Ndërkombëtar për Kryerjen e Kërkimit Social dhe të Tregut, i cili është miratuar nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC) dhe Shoqata Evropiane e Ekspertëve Kërkimorë (ESOMAR). /Telegrafi/

Exit mobile version