Tony Green, i cili kishte shtruar një darkë për familjarët në Austin të Teksasit, pranoi se coronavirusi ishte një mashtrim që synonte rrëzimin e presidentit amerikan, Donald Trump.
Por tani vjehrri i tij po lufton për “jetë a vdekje” gjersa gjyshja e partneres të tij vdiq pasi kontraktoi virusin, , shkruan themirror.
Në një mesazh në rrjetet sociale kishte shkruar se mendonte që virusi ishte një komplot dhe tani i vjen keq për veprimet e tij.
Ai shkroi “E pranoj që kam votuar për Donald Trumpin në vitin 2016. Unë thellohen në teoritë e komplotit mbi COVID-19. Unë isha pjesë e ndjekësve më radikalë dhe të rreptë të Trumpit. Unë jam përpjek për” të drejtat e mia të dhëna nga Zoti”, transmeton Telegrafi.
Ai së bashku me bashkëshorten kishte ftuar anëtarët e familjes që të darkonin, por që kjo ndejë i kushtoi me jetë vjehrrës pasi që u infektua me COVID-19 gjersa për jetën po “lufton” vjehrri.
Green tha se “Të gjithë më kanë siguruar që nuk është faji im, por ishte darka ime. Megjithëse nuk e dimë nga u infektuam, ajo u përhap shumë shpejt”.
Ndryshe, Green vetë kaloi tre ditë në “Medical City” të Dallasit duke u trajtuar për Covid-19, i cili sulmoi sistemin e tij nervor. /Telegrafi/