Site icon Telegrafi

Besoni ose jo, asaj i duket vetja e shëmtuar dhe e shëndoshë?! (Foto)

Charlotte McKinney është një vajzë shumë praktike. Modelja bionde duke parë se në Bregun Perëndimor të SHBA-ve bën shumë vapë, vendosi të vishet sa më pak të jetë e mundur.

Bukuroshja 22-vjeçare kishte zgjedhur një palë bikini të zeza shumë të vogla për një ditë relaksi në Malibu, transmeton TCH.

Ajo konsiderohet në botën e modës si Kate Upton e re, por në një intervistë verën e kaluar për revistën Galore, thoshte se i duket vetja e shëmtuar.

“Ndjehem shumë keq për veten, sidomos kur lexoj komentet idiote në internet. Ka momente që më duket vetja shumë e shëmtuar dhe e shëndoshë. E di që jam fatlume për jetën që bëj, por më duhet të punoj shumë për të mposhtur pasiguritë që kam”, pati deklaruar Charlotte.

 

Exit mobile version