Kërkimet kanë treguar të dhëna shumë interesante
Nëse doni një familje më të madhe, zgjidhni një burrë që ka më shumë vëllezër
Sa më shumë vëllezër të kenë, aq më pjellorë janë, pohojnë shkencëtarët, transmeton Telegrafi.
Ekspertët nga Universiteti i Sheffield kryen kërkime në pesëqind burra dhe studiuan shpejtësinë e spermës së tyre.
“Ne arritëm në përfundimin se sa më shumë vëllezër të ketë një burrë (më shumë se motra), aq më aq më të shpejtë janë spermatozoidet. Sigurisht që rrit shanset për ngjizje, thekson dr. Alan Pacey, njëri nga studiuesit.
“Më shumë vëllezër e motra është një nga treguesit që prindërit e një burri transmetojnë gjenet e forta që lidhen me ngjizjen”, shton Alan.
Rezultatet janë shumë befasuese. Megjithatë, ata theksojnë se është shumë e rëndësishme që ata që kanë një numër më të madh motrash gjithashtu nuk duhet të shqetësohen.
/Telegrafi/