Finalja e Eurovizionit i ndihmon drejtpërdrejt futbollistët e Real Madridit përpara ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, shkruan gazeta spanjolle AS.
Siç raporton gazeta e njohur spanjolle, kompeticioni i Eurovizion po i ndihmon Real Madridit që ndeshja e Ligëes Premierndërmjet Evertonit dhe Manchester Cityt është zhvendosur për të dielën.
Kjo i bie që djemtë e Pep Guardiolës do të kenë një ditë më pak për të përgatitur për ndeshjen kundër Real Madridit.
Mbretërit barazuan 1-1 me Man Cityn në shtëpi, ndërsa ndeshja e kthimit në Etihad është planifikuar për të mërkurën e ardhshme (21:00).
Ndërkohë, man City ka një ndeshje jashtë fushe me Evertonin në Ligën Premier, por ka pasur një kthesë të padëshiruar, të paktën për të gjithë brenda Manchester City.
Duke qenë se në Liverpool po mbahet Eurovision, ku Evertoni do të presë Manchester Cityn, ndeshja nuk mund të luhet të shtunën, por të dielën, që do të thotë se Man City ka një ditë më pak për të pushuar dhe përgatitur për revanshin me Realin.
Policia e Merseyside i kërkoi Ligës Premier që të mos zhvillojë asnjë tubim në qytetin e Liverpoolit të shtunën në mënyrë që të shmanget turma në ditën e finales së Eurovizionit dhe për shkak të mungesës së oficerëve të policisë për të kontrolluar të dyja ngjarjet.
? La celebración de la final del Festival en Liverpool este sábado provocó que el Everton-Manchester City se tenga que jugar el domingo y los ‘skyblue’ tengan menos tiempo de descanso para la vuelta de Champions. https://t.co/SPDG3KPKAn
— Diario AS (@diarioas) May 10, 2023
Prandaj, Man City nuk do të mund të luajë në Ligën Premier deri të dielën, që do të thotë 24 orë më pak për pushim dhe përgatitje.
Nga ana tjetër, Reali do të ketë më shumë kohë pasi do të luajë kundër Getafes të shtunën. /Telegrafi/