DJ Dagz, PM dhe Yll Limani në qershor të vitit 2017 publikuan projektin e tyre të përbashkët “Besom”.
Kjo këngë nuk është se bëri bujë të madhe aso kohe, gjersa kishte grumbulluar vetëm 500 mijë klikime.
I njëjti projekt është kënduar shumë herë brenda shtëpisë së Big Brother VIP nga Donald Veshaj, e cila që nga aty filloi të dëgjohej edhe jashtë.
Dueti i tyre tani për vetëm një kohë të shkurtër ka grumbulluar afro tetë milionë klikime.
E në një ndejë të mbledhur pak ditë më parë me rastin e një ditëlindje, aktori nga Vlora i tha Yllit me shaka se është në borxh për suksesin që ka arritur.
Shumë nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri po shoqërohen edhe jashtë duke mbajtur një miqësi të mirë me njëri-tjetrin.
I tillë është edhe rasti i DJ PM, Dagz me Donaldin e gjithashtu edhe me Fifin. /Telegrafi/