Telegrafi

“Besojmë që Serbia do të njohë Kosovën”

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri është duke raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme.

Ajo tha se “besojnë që Serbia do ta njohë shtetin e Kosovës”.

Më tutje ministrja ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

“Dialogu i Brukselit është historik, për shkak të marrëveshjeve që janë arritur”.

Ajo më tutje tha se në nëntor do të hapet zyra e regjistrimit civil në Mitrovicën Veriore, transmeton KlanKosova. “Këtë do ta bëjmë pasi serbët janë shumë të interesuar që të pajisen me dokumente të Republikës së Kosovës”.

“Gjendja në veri është shumë stabile dhe krejt kjo situatë është rezultat i dialogut të Brukselit”.