Telegrafi

Besojeni apo jo, nëna e Ibrahimovic është shqiptare (Foto)

Zlatan Ibrahimovic është një sulmuesit më të mëdhenj që ka parë bota e futbollit dhe ky është një fakt i njohur nga të gjithë, por pak vetë e din që nëna e tij është me rrënjë shqiptare.

Ibra këtë verë u transferua te Manchester Unitedi nga Paris Saint Germain, por ajo që ka tërhequr publikun shqiptar është edhe biografia e publikuar nga klubi francez kur suedezi zbaroi në Paris.

Lexo po ashtu Zbuloni shtëpinë lukzose që Ibrës i kushton 17 mijë funte në muaj (Foto)

Në biografi thuhet se sulmuesi ka nënën gjysmë kroate dhe gjysmë shqiptare, gjë që nuk është theksuar më herët shumë në media.

“Zlatan është lindur nga një baba boshnjak dhe një nënë kroate/shqiptare”, shkruan PSG.

Lexo po ashtu Të gjithë sytë nga Mou në stërvitje, ndërsa Ibra? (Foto)

Nëna e tij quhet Jurka Gravic, ndërsa babai Shefik Ibrahimovicit. Zlatan ka lindur në Malmo të Suedisë, jeta e tij familjare nuk ishte edhe e mirë pasi prindërit e tij u ndanë kur ai kishte vetëm dy vjet dhe pastaj ai vazhdoi të jetonte së bashku me mamanë dhe motrën e tij Selena.

Në të kaluarën ai ishte pjesë edhe e Ajaxit, Juventusit, Barcelonës dhe Interit. /Telegrafi/