Telegrafi

Besojeni apo jo, kopja e Ibras që po i çmend mediat ndërkombëtare është shqiptar (Foto)

27-vjeçari shqiptar është shndërruar në një sensacion medial, pasi për atë kanë bërë shkrime media të ndryshme ndërkombëtare.

E gjitha kjo pasi ai ngjan shumë me yllin e PSG-së, Zlatan Ibrahimovic, i cili për Telegrafin ka treguar se ai po ashtu ndalet për fotografi nga shumë qytetar të Winterthur (Cyrih).

Ai është pjesë e një klubi nga ky rajon të quajtur FC Toss dhe është kapiten. Ahmeti me prejardhje është nga komuna e Kamenicës.

Ëndrra e tij është një që një ditë të takohet me Ibran dhe beson se kjo do të ndodh së shpejti. /Telegrafi/